A
B
C
D
E
F
G
H
I
J
K
L
M
N
O
P
R
S
T
U
V
Dokument pronësie
Dokument me të cilin vërtetohet pronësia e pasurisë së patundshme. Dokumenti për pronësi merret në Kadastër.
Inkasim
Pagesa e faturave të maturuara apo çeqeve.
Interes evident
shuma e intersit në një datë të caktuar midis datës së fundit të maturimit dhe datës së parë të ardhshme të maturimit të interesit.
Interes i shtuar
Interes i cili llogaritet dhe paguhet vetëm gjatë kohës së përdorimit të kredisë, pra deri në momentin kur fillon pagesa e kredisë, banka logarit dhe merr interes me transfert të huasë në pagesë odse përmes paesës me këste.
Kushte kreditimi
Kushtet e kreditimit i përfshijnë të dhënat për afatet e përcaktuara, çmime, sigurim dhe karakteristika tl tjera të kredisë, pra elementë të tjera të rëndësishme të cilt me kontratën rregullohen midis kreditorit dhe shfrytëzuesit të kredisë.
Norma e rivlerësimit
Norma e inflacionit për një pëeriudhë kontabiliteti të caktuar .
Aftësi kreditore ( reputacion kreditor)
Karakteristik e borxhliut që flet për gatishmërinë e borxhliut ti përmbush detyrimet e tij pas kredisë së marrë, që paraqet edhe një nga kriteret për analizë të letrave me vlerë.
Akontim
Pagesë paraprake , ecila më shpesh përdoret edhe si garanci për pagese.
Akreditiv
Letër me të ciln banka obligohrt drejt një institucioni tjetër, ose person që obligohet se pas realizimit të oblgimeve kontraktuale , do të paguaj një shumë të caktuar në dobi të një personi të tretë.Akreditivi i dokumentuar është një instrument efikas për pagesa në trgtinë ndërkombëtare.
Aksion
Letër me vlerë ( të ciën mund ta lëshojnë shoqëria aksionare dhe shoqëria komandite me aksione, në të cilë është praqitur një pjesë e principalit themelor dhe në të cilin janë mishëruar të drejtat e aksionarit i cili , si pronar i aksionit, nuk është kreditor i shoqërisë dhe as pronar i një pjese nga prona e shoqërisë.
Aksionar
Pronar injë apo më shumë aksioneve , i cili nuk përgjigjet për detyrimete e shoqërisë akasionare ose shoqërise komandite me aksione . Aksionar mund të jetë dhe çdo person i huaj. Personi i huaj mund të blejë një pjesë ose aksione në mënyrë dhe me kushte të parapara për shtetasit e R. sëMaqedonis dhe për personat juridik të regjistruar në Regjistrin tregtar në teritorin e Republikës së Maqedonisë , përveç rasteve kur me ligj është përcaktuar ndryshe.
Aktivi finavciar
Sasi e të hollave të gatshme të disponueshme ( kartmonedha dhe monedha) ose kërkesa të tjera nga subjekte të tjerë biznesi.
Aktivitete kohore
Aktivitete me të cilët përmbushen obligimet nga kontrata në afat dhe me kushtë të përcaktuara gjatë lidhjes së kontratës. Shitblerja kohore është veçanarisht karakteristike për aktivitete me letra me vlerë.
Amortizim
Heqje vjetore e mjeteve themelore.
Autorizim
Proces me të cilin emetuesi i kartës (banka ose firma e specializuar ) i aprovon transaksionet financiare të kartëmbajtësit.
Banka
Person juridik me licencë nga Guvernatori i Bankës popullore të Republikës së Maqedonisë, e themeluar në përputhje me Ligjin për bankat , veprimtaria kryesore e së cilës është pranim i depozitave dhe burimevet të tjera të mjeteve të kthyeshme nga publiku dhe aprovim të kredive ne emër dhe për llogari të vetë. Banka e huaj është person juridik i regjistruar dhe me seli në R. e Maqedonisë , i cili nga organi kompetent në vend ka marrë autorizim për realizim të aktiviteteve bankare dhe është nën mbikqyrje të organit kompetent të autorizuar me ligj ose rregullore tjetër të atij vendi.
Banka koresponduese
Bankë me të cilën banka e vendit ka krijuar marëdhënie koresponduese dhe përmes saj do të mund të punoj jashtë vendit.
Banking elektronik
Nënkupton realizimin e transaksioneve bankare përmes rrjetit të telekomunikacionit . Në bankingun bashkëkohor më shpesh përdoret si term për shërbim të cilin bankat ua ofrojnë klientëve të tyre në formën erealizimit të transaksioneve nga llogaria e tyre personale përmes internetit.
Bankomat
Paisje, më shpesh e instaluar ne vende të frekuentuara ose në degën e bankëes, i cili përdoruesit të kartës i mundëson tërheqje të parave nga llogaria e tij 24 orë në ditë. Për tërheqje të parave nga bankomati përdoruesi i kartës duhet ta shkruaj numrin e tij PIN , të cilin e ka marrë nga banka në dokument të veçantë , të mbyllur dhe është i njohur vetëm për pronarin e, pra përdoruesit të kartës.
Bilanc
Llogaritja e mbetjes , dallimi midis detyrimit dhe kërkesave.
Bilanc i gjendjes
raport financiar , në të cilin shprehet gjendja mjeteve, kapitalit dhe detyrimeve të përcaktuara në fund të periudhës për të cilin i njejti përgatitet.
Bilanc i suksesit
Raport financiar me të cilin shprehen të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet dhe rezultati nga puna , të realizuara në periudhën për të cilën i njejti përgatitet.
Bonitet
Nënkupton cilesi materiale dhe formale të subjektit të cilat e bëjnë debitor të sigurt,qoftë të bëhet fjalë për bankë ku investohen mjete, ose për person fiziko. juridik të cilit i jepet kredi.
Bono ( thesari dhe komerciale)
Letër me vlerë afatshkurtër , e cila i përket një sasie të caktuar parash , me afat të caktuar maturimi dhe normë interesi të caktuar.
Bursa
Paraqet institucion ose tregtim të organizuar me instrumente financiare ( aksione , obligacione, valuta të huaja).
Byro kreditimi
Qendër elektronike për evidentim të detyrimeve të qytetarëve dhe të ekonomise.
Cedim ( Lënie)
Transferim i kërkesave apo të drejtave me deklarat me shkrim të kreditorit (cedues) në favor të një kreditori të ri ( cesioner).
Cedues
Krdeitori i cili në bazë të ndonjë aktiviteti juridik, kërkesën e tij apo tëdrejtën e tij të pronësisë me kontrat e transferon një personi tjetër (pranues) dhe debitori nuk është e domosdoshme të njoftohet. Siguruesi i cili një pjesë të rrezikut të vet e le tek risiguruesit - pranuesi për ta zvogëluar rrezikun.
Çertifikatë digjitale
Vërtetim në formë elektronike me të cilën vërtetohet lidhja midis të dhënave për kontroll të nënshkrimit elektronik meperson të caktuar , mbajtësii çertifikatës dhe identiteti i atij personi .
Cesioner ( pranues)
Risigurues i cili ndërmerr nëj pjesë te rrezikut të kreditorit - cedent ( lënës)
Data e valutës
Ditë bankare në të cilën është e nevojshme të realizohet urdhëpagesa sipas i udhëzimeve të ofruesit.
Debalans (çekuilibër)
Gjendje jostabile e bilancit apo llogarisë.
Deflacion
Definohet si zvogëlim i vlerës se njësive në para . Ai është e kundërta e inflacionit . Me sfhfaqjen e deflacionit në një rajon të caktuar apo shtet shënohet se me më pak para mund të blihet enjëejta sasi e mllit apo shërbimit.. Cilësi kryesore e deflacionit nuk është vetëm zvoglimi i vlerës së parave, por edhe rritja e papunësisë.
Dega
Në banking , dega paraqet pjesë të ndonjë banke e cila realizon aktivitete bankare të përcaktuara (të specifikuara) saktë.
Degë bankare
Pjesë organizative e bankës , e cila nuk ka cilësinë e personit juridik dhe e cila drejtëpërdrejtë i realizon të gjitha ose një pjesë të aktiviteteve të cilat i realizon banka.
Deklarat për lënie peng
Dokument i cili verifikohet nlë noter dhe paraqet dekalarat të pronarit të pronës me tël cilën në mënyrë të njëanshme merret obligim , në qoftë sëe borxhi nuk paguhet në kohën ematurimit , kreditori mund ta marrë kërkesën e siguruar nga vlera e pronës së lënë peng.
Denominim
Aktivitet për zvoglimin e vlerës nominale të parave , kur parave u merret në përqindje e caktuar nga vlera nominale e derriatëhershme.
Depozita pa afat
Depozita kursimi , aktuale (transaksioni) dhe xhiro - llogari. Parat e depozitave pa afat janë në dispozicion të pronarit të llogarisë ( (depozitues ) në çdo kohë dhe me to mund të disponojë lirisht.
Depozitë
Kërkesë nga banka në para, me ose pa interes ose kompensim, e çdo lloji, e pagueshme menjëherë ose në afat të caktuar , në varësi nga kushtet e marra vesh gjatë depozitimit të parave.
Devalvim ( zhvlerësim)
paraqet masë të poitikës ekonomike me të cilën zvogëlohet vlera e valutës së vendit në raport me një ose disa valuta të huaja . Devalvimi ndërmerret me qëllim që të hiqet disbalansi i jashtëm në ekonomi , pra, të përmirësohet gjendja në bilancin e pagesave ndërkombëtare.
Diskont ( zbritje)
Interes i vlerës niminale të kambialit për periudhën nga shitja e kambialit deri në maturimin e tijj. Fjala diskont përdoret edhe për transaksione të tjera të biznesit, si tek përllogaritjet, zvogëlim i vlerës së principalit para maturimitr real të të tij e tj.
Dividenti
Pjesë e fitimit të shoqërisë tregëtare e cila ndahet midis anëtarëvë, pra , aksionarëve të shoqërisë në përputhje me të drejtat e përcaktuara me aksione ., d.m.th. në çdo lloj dhe klasë të aksioneve.
Efektivë
Shprehje teknike bankare për të holla të gatshme.
Ekspert
Ekspert është person profesonal i cili merret me problemet e pasigurisë financiare dhe reziqet , me përdorimin e metodave matematike nga teorija e probabilitetit, statistika dhe matematikë statistikore. Puna e ekspertit përfshin analizë të të dhënave nga e kaluara, vlerësim të rreziqeve ekzistuese dhe zhvillim të modeleve për projektim të ngjarjeve të ardhshme.
Emision
Lëshim i parave dhe letrave me vlerë.
EURIBOR
Euro Interbank Offered Rate, Norme interesi referente e cila paraqet pikëprerje të normave të interesit sipast të cilave bankat e klasës së parë në eurozonë i ofrojnë mes vete depozitat në periudha fikse.
Financa
Aktivitete parash dhe menaxhim me para.
Fjalë kalimi( pasuord)
Pasuord për qasje në veb aplikim për Online Banking (е-Banking).
Fondet Hedge
LLoj specifik i fondeve investuese , të cilët në operacionet e tyre spekulative e shfrytëzojnë teknikën mbrojtëse për ti zvogëluar rriziqet. Kanë nivel të lartë të borxhit në raport me mjetet e veta.
Fondi
Mjete të gatshme të destinuara për qëllim konkret në kuptimin e stoqeve , d.m.th mjete të pranishme vazhdimisht.
Garanci
paraqet instrument me të cilin banka garanton se klienti i saj do tëpërmbush ndonjë obligim ndaj një personi të tretë. Garancitë paraqesin aktivite të bankave jashtë bilancit, pra ato nuk evidentohen në bilancin e gejndjes, por më shpesh llogaritet interes.
Garancion bankar
Paraqet instrument me të cilin banka garanton se klienti i saj do të përmbush ndonjë detyrim ndaj një personi të tretë.
Garantues
Garantues është person i cili garanton për Ju dhe obligohet se do ta vazhdoj pagesën bë qoftë se shfrytëzuesi i i kredisë për çfardo qoftë arsye nuk i përmbush detyrimet e veta.
Hipoteka
Pronë e vënë peng si garanci për të marrë hua në të holla.
Iflacion
Inflacioni parqet rritje të nivelit të përgjithshëm të çmimeve , i matur përmes ndonjë treguesi të çmimeve, d.m.th. nuk mund të flitet për inflacion në qoftë se rritet çmimi i një produkti ap një grupi produktesh , e dyta inflacioni paraqet trend të rritjes së vazhdueshme të çmimeve , d.m.th. rritje të njëanshme të të gjithë pmimeve ( p.sh pëpr arsye të rritjes së tatimeve ) nuk paraqet inflacion.
Interes
Paraqet kompensim në para për huazim tëpërkohshëm të të hollave, ose e shprehur në përqindje , paraqet kompensim ( çmim) të cilin huamarrësi ( borxliu) ia paguan huadhënësit (kreditorit) për përdorim të përkohshëm të parava të huazuara ose kapitalit.
Interes dekurziv
Llogaritje e interesit pas kalimit të një periudhe kohore të caktuar , d.m.th. prapa.
Interes pasiv
Interes të cilin Banka e paguan për mejetet e depozituara në të.
Interesi ndërbankar
Normë interesi sipas së ciëlës një bankë mund të furnizohet me mjete nga një bankë tjetër për rifinansim për afatin e kërkuar , pra , normë interesi sipas së cilës ne eurotreg bëhen transaksione parash midis bankave.
Jorezident
Person fizik me banim të përhershëm jashtë shtetit , person juridik i regjistruar jashtë shtetit.
Kambial
Lloj letre obligativo - juridike, përmbajtja e së cilës është kërkesë në para . Përfaqëson urdhër pa kusht me shkrim të dhënësit të faturës (trasant) të destinuara për person tjetër (trasat) në një kohë të caktuar dhe në vend të caktuar ti paguaj një shumë të caktuar parash personit të shënuar në faturë ( remitent) ose një personi tjetër me urdhër të tij.
Kapital
Principal, d.m.th sasi ose pronë e shperur në para.
Karta paguese
Instrument për pagesa pa para të gatshme Ndarja bazëe kartave është ne karta debiti dhe krediti .
Kartë debiti
Kartë me të cilën shfrytëzuesi mundë të paguaj për mallra dhe shërbime në dyqane, POS - terminale dhe të tërheq të holla nga bankomate dhe banka në përputhje me sasinë e mjeteve në llogarinë e tij.
Kartë krediti
Karat e kreditit është kartë me të cilën siç tregon vet fjala fitoni kredi nga banka . Atë kredi e shfrytëzoni me përdorimin e kartës, pra me blerje ose trheqje të parave të gatshme. Shumën e harxhuar të kredisë e paguani në këste mujore. Në dallim nga kredia klasike , kredinë që fitoni me kartë e ripërtëritni me çdo pagesë dhe atë në shumen e pagesësë së bëre ( Prandaj kjo kredi quhet revolving). Edhe një përparësi e kartës seë kreditit është ajo që vet e zgjidhni shumën e pagesës ( Ajo nuk duhet të jetë mëe vogëe se shuma minimale e shënuar në raportin Tuaj mujor). Në qoftë se deri në afatin e shënuar në raport e paguani gjithë shumën që e detyroni , Banka zakonisht nuk mer interes. Periudha në të ciln nuk paguani interes quhet periudhë mos pagimi (grejs periudhë).
Kasafortë
Ndarje me numër në kupen e bankës të cilën banka e jep për rruajtjen e parave apo mjeteve të tjera me vlerë.
Këst
Kësti është pagesë e rregullt më shpesh mujore, gjysëmvjetore apo vjetore e të hollave ( kuota) , e përbërë nga pjesa e principalit dhe nga pjesa e interesi t, të cilën huamarrësi duhet ta paguaj në emër të pagesës graduale të kredisë.
Kliring
Paraqet përcaktim të detyrimeve dhe kërkesave në bazë të letrave me vlerë dhe parave midis plesëmarrësve në tregun e organizuar të letrave me vlerë.
Kliring në qarkullimin e pagesave
Paraqet shkëmbim dhe përpunim të urdhërpagesave ndërbankare për arsye të llogaritjes së së neto - shumave bilatrelale ose multilaterale të cilat çdo bankë i detyron ose i detyrohen çdo banke për shlyerjen e urdhërpagersave të përfshira në çdo cikël.
Komisioni
Kompensim për ndërmjetësim për një punë të caktuar . Shprehet në përqindje të vlerës së punës së realizuar. Komisioni bankar përfaqëson çmim për kryerjen e shërbimeve bankare.
Konfiskim
Shitje e kërkesave të eksportit të bankës bashkë me mjetet për sigurim , gjajë kësaj shitësi i kërkesave nuk ndërmerr asnjë rrezik , d.m.th reziku transferohet tek blerësi .
Kontrat për lizing
Me këtë kontratë nënkuptohet obligim për një nga palat e kontratës - dhënës i lizingut ta lëshoj mjetin e kntratës në përdorim dhe ti ndërmarrë të gjitha aktivitet e tjera në lidhjeme shfrytëzimin korekt dhe të reegullt tzë mjetit të palës tjetër të kontratës - shfrytëzues i lizingut i cili nga ana e tijj obligohet plaës tjetër të kontratës ti a paguaj shpërblimin sipas kontratës , pra këstin e lizingut.
Kontroll ii aftësisë paguese
Kontrolli i aftësisë paguese të huamarrësit . Në radhë të parë është drejtuar drejt kontrollit të të ardhurave të huakërkuesit , si dhe të ardhurat e tij të ardhshme.Nëkontrollë përdoret bilanci i suksesit , plane për plasman të prodhimeve etj. Githashtu kontrollohet edhe reputacioni e huakërkuesit në botën e biznesit, profesionalizmi i tij dhe aftësia sipërmarrëse.
Konvertim
Konertim të ndonjë valute në një valutë tjetër të huaj.
Kredi
Kredia është kontratë me të cilën klienti - kredikërkuesi ( huamarrësi) fiton para nga dhënësi ( kreditori) me kontratë se në afatin që janë marrë vesh do ti kthej parat prapa.
Kredi revolving
Kredi afatshkurtër , ripërtërritja e të cilit është e përcaktuar më përpara . Kur kredia do të miratohet pjesërisht apo tërësisht , ai automatikisht prolongohet në të njejtat kushtë dhe me të njejtën shumë.
Kufizim
Tansfert e plotë apo e pjesëshme e kërkesës të së drejtës së sigurimit ndonjë personi të tretë me të cilë ajo e drejtë hiqet.
Kurs
Çmim tregëtar sipas të cilit diçka shitet ose blihet.
Kurs valutor
Kursi valutor është çmimi i një valute të huaj të caktuar e shprehur në valutë të vendit.
Kursim ime afat
Vlen për një periudhë të caktuar fikse për të cilën mjetet e klientit janë depozituar në bankë në librezë kursimi dhe ajo periudhë mund të jetë të paktën 1 muaj dhe më së shumti 36 muaj Mjtet e depozituara janë të lidhura me një afat të caktuar dhe klienti mund ti tërheq më herët vetëm në qoftë se në kontratë nuk është definuar ndryshe për afatizimin e mjeteve i cili bëhet midis bankës dhe klientit Në rast të çafatizimit para kohe të depozitës në raste më të shpeshta banka nuk ia paguan klientit normën e rregult të interesit sipas kontratës , por paguhet interes pa afat ose normë intersi tjetër e definuar sipas tarifës së bankës.
Letra me vlerë të thesarit
letër me vlerë afatshkurër e emetuar nga Banka popullore e R. së Maqedonisë , e cila shitete me vlerë të zvogëluar , kurse në ditën e arritjes emetuesi e paguan vlerën nominale.
Libër Aksionar
Libër i shoqërisë aksionare e cila mbahet ne Depozitarin qendror për letra me vlerë , në të cilën në formë elektronike regjistrohen me shënim të emrit dhe mbiemrit të aksionarit, numrin personal, numrin e pasaportës, oseë numrin e letërnjoftimit në qoftë se aksionari është person i huaj fizik ose në dokument tjetër për verifikim të identitetit - e vlefshme në vendin e tij dhe shtetësia e tij , si dhe vendi ku jeton , ose firma , selia , numri personal, në qoftë se aksionari ëahtë person juridik ehe informacione të tjera.
LIBOR
London Interbank Offered Rate -- Normë e interesi afatshkurtër në tregun ndërbankar në Londër sipas së cilës bankat i ofrojnë njëra - tjetrës para . LIBOR paraqet normë interesi referente për bankat ndërkombëtare dhe shërben si një pike rferimi gajtë aprovimit të kredive. E përcaktojnë pesë banka kryesore nga Londra çdo ditë pune.
Likuiditet i
Paraqet aftësin e mjeteve për tu shitur pa shkaktuar ndryshime të mëdha në çmim dhe me humbje minimale të vlerës.
Limit
Shumë në nivelin më të lartë tëmbikalimit të llogarise, pra shumë e detyrimit më të madh të mundshëm pas aprovimit të kredisë.
Lista e kursit të këmbimit
Listë sipas së cilës këmbehet valuta e një vendi me valutën e një vendi tjetër. Mund të jet fikse ose e ndyshueshme.
Lizing
Veprimtari tregëtare përmes së cilës subjektet tregëtare, më shpesh ndërmarrjet e vogla dhe të mesme , drejtohen tek ndonjë institucion i specializuar të marrin me qira - lizing paisje investimi për një afat të caktuar dhe për një kompensim të caktuar.
Llogari rrjedhëse ( transaksioni)
Llogaria rrjedhëse është llogari përmes së cilës në mënyrë sistematike ndiqet puna midis dy partnerëve të biznesit, nga të cilët njëri është banka dhe tjetri klienti i saj.
Llogaria nostro
Llogari e bankës në ndonjë bankë tjetër.
Mbikalim i lejuar
Mbikalimi në llogarinë e transaksionit është marëveshje për kredi me të cilën klientët fitojnë në disponim mjete shtesë në llogarinë e tyre të transaksionit , në sasi më të madhe nga gjendja aktuake e mjeteve në llogari.
Mbrojtja
Mbrojtja paraqet sigurim nga rreziku që vjen nga puna , siç është rreziku nga ndryshimi i normave të interesit , kursi valutave të huaja etj). Në situatë ku subjektet ekonomike nuk duan të ndërmarrin rrezik, mund të vendosin derivate finaciare për mbrojtje nga rreziqe . Ajo nuk parandalon të mos ndodh situatë e padëshiruar , por nëqovftë se ndodh , ndikimi i saj do të jete i zvogëluar.
Ndalesë administrative
Ndalesa administratice praqet ndalesën e cila vihet në të ardhurat e huamarrësit, më saktë kërkuesit të kredisë dhe garantuesve, në bazë të pëlqimit të tyre. Ajo është një nga parakushtet themelore për aprovimin e kredisë.
Nënshktim elektronik
Nënkupton një varg të dhënash në formë elektronike të cilat përmbahen apo janl lidhur në mënyrë logjike me të dhëna të tjera në formë elektronike dhe është meqëllim që të vërtetohet autentiteti i tl dhënave dhe për vërtetimin e identitetit të nënshkruesit.
Norma bazë e interesit
Normë interesi sipas së cilës përcaktohen normat e tjera të interesit.
Norma e interesit
Paraqet çmim të shperhur në përqindje i cili paguhet për shfryrëzim të parave, të mjeteve të huaja në para ose kapital.
Normae shpenzimebe totale (NShT)
Norma e shpenzimeve totale jep një pasqyrë reale për koston totale të kredisë, për shkak se ajo bazohet në shpenzimet totale që klienti i a paguan bankës kur e ngre dhe gjatë kohës që e paguan kredinë. NShT përfaqëson koston totale të kredisë dhe përbëhet nga të dhënat e mëposhtme: Shuma e kredisë, afati i kthimit, madhësi e vlerës nominale të interesit, të kredisë dhe sasitë e shpenzimeve që hyjnë në llogaritjen e NShT - s.
Normë interesi aktive
Normë me të cilën llogaritet dhe paguhet interes për mjetet e plasuara.
Normë interesi e luhatshme
Normë intersi e lidhur me ndonjë normë afatshkurtër intersi të ndryshueshme , p.sh tregues ., LIBOR,CPI etj.
Normë interesi e ndryshueshme
Norma e ndryshueshme e interesit ndryshon në përputhje me ndryshimet në tregun financiar dhe më shpesh është e lidhur me normën bazë të nteresi (EULIBOR, LIBOR…).
Normë interesi e zbritur
Normë intersi e kredivë, të cilat Banka Qendrore ua huazon bankave komerciale .
Normë interesi fikse
normë interesi e përcaktuar prej përpara , e cila me kalimin e kohës nuk ndryshon.
Normë intersi e rënduar
Interes, të cilin krahas interesit të rregullt e paguan huamarrësi , në qoftë se deri në afatin e parashikuar nuk e ka paguar borxhin e tij.
Obligacione shtetrore
Letra me vlerë afatgjata të cilat i emeton shteti apo ndonjë organ i tij ose agjencion , para së gjithash për financimin e deficitit buxhetot, d.m.th për mbulimin e borxhit shtetëror.
Obligacioni
Letër me vlerë e borxhit, me të ciln vërtetohet se mbajtësi ( blerësi) i ka paguar huamarrësit ( emetuesit një shumë të caktuar të hollash si ekuivalente e obligacionit dhe se huamarrësi do ti paguaj kreditorit shumën e marrë hua bashkë me interesin dhe atë sipas normës së caktuar të interesit dhe në afatet e caktuara në kontratë. Obligacionet përgaqësojnë burim shtesë të mjeteve për emetuesin.
Obligim
Letër me vlerë , faturë ose obligacion më të cilën konfirmohet ekzistenca e e borxhit të dikujt.
Pagesë
Aktivitet finaciar me të cilin parat drejtohen në një llogari të caktuar të personit fizik apo juridik).
Para të gatshme
Kartmonedha dhe monedha me të cilat mundeni në çdo kohë të dispononi.
Paradhënie
Paradhënie paraqet shumë parash e cila jepet apo paguhet paraprakisst , para realizimit të një pune të caktuar dhe përfaqëson pjesë nga marëdhëniet e biznesit që do të lindin në të ardhmen
Pasivi
Pjesë e bilancit të një ndërmarrjeje , që përfshin : detyrime ( afatshkurtra dhe afatgjata) dhe kapitalin e vet, pra principalin e e vet( kapital aksionar, prfitim i akumuluar ).
Peng
Pronë në pronësi të huamarrësit , e cila përdoret për sigurim. Në qoftë se borxhliu, dhënësi nuk i përmbudsh detyrimet e tij.
Periudhë mospagimi
Periudha e mos pagimit është koha në të cilen nuk paguhet principali i kredisë , por paguhet vetëm shuma e interesit dhe si qëllimi kryesor ka zvogëlimin e ngarkeses financiare e klientit.
PIN
Personal Identification Number - Numër personal identifikimi i cili përbëhet nga 4 numra dhe shërben për identifikim të përdoruesit. Paraqet nënshkrim elektronik të përdoruesit gjatl tërheqjes së së parave të gatshme në bankomat.
PLani i shlyerjes së kredisë
Dinamikë e pagesës së principalit dhe interesit për kredi e definuar në kontratën për dhënie hua të mjeteve ( kreditim) midis kreditorit dhe huamarrësit.
Pranim
Pranimi paraqet deklaratë tëpersonit në emër të të cilit është fatura, se në afatin e maturimit të faturës për pagesë dotë paguhet borxhi i faturës tërësishtë ose pjesërishtë.
Punë brokeriale
Aktivitete që i realizon shtëpia brokere ne tregtim me instrumente financiare,aktivitete të tregut primar, përgatitje të analizave dhe dhënie të shërbimeve këshilluese, pagesë e dividendës dhe kuponave të interesit , përfaqësim të klientëve në mbledhjen e aksionarëve, rruajtje të letrave me vlerë, udhëheqje të portfolios së letrave me vlerë për llogari të shfrytëzuesit të shërbimit.
Raport për bonitet
Komplet i sistemuar i të dhënave , tregues dhe dokumente për aftësinë paguese të personave juridik dhe sipërm,arrësve . Ato përgatitetn në formë raportesh të standardizuar ( shumëqëllimshme) të specializuar ( për një qëllim të caktuar).
Remitancë
Mënyrë pagese, kur i jepet urdhër bankës nga llogaria e urdhërdhënësit që e ka në atë bankë , ti paguhet një personi të tretë sasia që është shënuar në remitancë.
Rezident
Person fizik me qëndrim të përhershëm në vend , ose person juridik i regjistruar në shtetin domicil.
Rifinancim
Sigurim i mjeteve për miratimin e kredive - me pranimin e depozitave nga klientët e bankës, me shitje të letrave me vlerë, me shfrytëzim të kredisë nga Banka qendrore me reeskont të kambilait ose duke marrë një kredi me kolateral.
Rivlerësim
Rritje e kursit të ndonjë valutë në raport me një tjetër.
Rivlerësim
Mënyrë e mbajtjes së vlerës së parave në kushte inflacioni . zbatohet kështu që sasitë rriten në raport me përqindjen e rritjes së çmimeve me pakicë për një periudh kohe të caktuar.
Shoqëri aksionare
Paraqët shoqëri e cila me statut ka kapital kryesor të përcaktuar dhe të ndarë në pjesë ( aksione) të barabarta , në të cilën aksionarët marrin pjesë me nga një apo më shumë aksione.
Sigurim
Përfaqëson mënyrën e sigurimit të pagesës të ndojnë borxhi ku një person i tret mer obligim se do ti paguaj kreditorit borxhin e huamarrësit në afat të caktuar dhe me kushtë të caktuara . Ekzistoljnë më shumë forma të sigurimit.
SWIFT
Society for worldwide interbank financial telecommunications - Përfqëson sistem kompjuterik për transfertë të vetme të mjeteve financiare midis bankave dhe institucioneve të tjera financiare të cilët janë anëtaeë të SWIFT. Ky rrjet ndëbankar është themeluar në vitin 1973 nga ana e 283 bankave nga 15 vende . Ka filluar me punë në vitin 1977 , kur bankata e para europiane shkëmbyen mesazh.
Tranasksion
Transfert e mjeteve në para të kreditorit nga llogaria e huamarrësit ose nga llogaria e kreditorit. Në transaksion huamarrës dhe kreditor mund të jenë persona fizik ose juridik të ndryshëm , d.m.th. person i njejt fizik apo juridik.
Trasant
Lëshues i kambialit.
Trasat
Debitor në punën me kambial, në emër të të cilit është lëshuar kambiali.
Treg valutor
Vend ku përballen oferta me kërkesën për valuta dhe para të huaja efektive midis subjekteve në një ekonomi kombëtare , ose midis ekonomive nacionale të ndryshme.
Treguesi i bursës
Indikator që tregon lëvizjen e çmimmeve të letrave me vlerë reprezentative të cilat janë në listën e ndonjë burse. Vet Bursa i zgjedh letrat përfaqësuese të cilat e pasqyrojnë më mirë lëvizjen e përgjithshme të çmimeve . Bursa mund të përcaktoj më shumë tregues për lloje të ndryshme të letrave me vlerë, të ndara sipas kritereve të ndryshme ( lloj i industrisë ,lloj i letrës)
Urdhër i përhershëm
Urdhër me të cilin pronari i llogarisl rrjedhëse kërkon nga banka në një periudhë kohore të caktuar nga llogaria e tij të paguaj mjete në llogari tjetër .
Urdhër pagese
udhëzim i pakushtëzuar i dhënë bankës përtë realizuar pagesa apo për marrë një shumë të caktuar të parave të shënuara në llogari.
Urdhërpagese elektronike
Urdhër të cilin personi i autorizuar e përcjell tek Banka në formën e mesazhit elektronik dhe i cili është në përputhje me rregullat e përcaktuara nga ana e përdoruesit , aktet interne të Bankës dhe rregullorja në fuqi për realizimin eqarkullimit të pagesave.
Valuta
Njësi monetare në sistemine parave të shtetit.
Vlera nominale e interesit
norma neto e interesit dhe nuk përfaqëson çmim përfundimtar të kredisë . Në bazë të saj llgariten këstet për pagesë, pra shuma e interesit të depozitave.